Edhe djali i Zinedine Zidanes largohet nga Real Madridi?

12:03 | 21 Qershor 2018
Arbresh Info

Luca Zidane siç duket do të bëhet njëri nga lojtarët e parë që do të largohet nga Real Madridi këtë verë.

Siç raporton ‘Marca’, arritja e portierit ukrainas Andriy Lunin nga Zorya Luhansk do të përshpejtoj largimin e djalit të Zinedine Zidanes, transmeton portali arbresh.info.

Vëllai i Lucas, Enzo u largua nga kampioni evropian verën e kaluar për transferim te Alaves para se të transferohej te skuadra zvicerane Lausanne në janar si pasojë e mungesës së minutave.

Reprezentuesi U21 i Francës ka qenë portier i skuadrës Castilla të Madridit dhe ishte i përfshirë në skuadrën e parë këtë sezon si zgjedhje e tretë, prapa Keylor Navasit dhe Kiko Casillas.

I lindur në Francës dhe me prejardhje algjeriane dhe spanjolle, Luca bëri debutimin e tij në La Liga në barazimin 2 me 2 në Villarreal./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme