Google ADS

Edhe Bayerni në garë për Nabil Fekir?

17:53 | 2 Qershor 2018
Arbresh Info

Nabil Fekiri është duke u përfolur që një kohë të gjatë për transferim nga Lyoni në Liverpool.

Gjërat kanë shkuar lartë e poshtë që një kohë të gjatë e deri tani për shkak se herë është thënë se marrëveshja është “99% e kryer”, herë “ende nuk ka ofertë zyrtare” e deri në “nuk ka fare marrëveshje”, transmeton portali arbresh.info.

Sidoqoftë, tani gazeta franceze L’Equipe raporton që Bayern Munichu tani është në garë për të nënshkruar me reprezentuesin francez.Një klub i madh si ai, ku fitorja e trofeve është e sigurt vit pas viti, do të bëjë që Fekir të ndalet mirë dhe ta mendoj të ardhmen, ndryshe nga sfidat në kompeticonin në Premierë Ligë me të cilat mund të përballet.

Megjithatë, Liverpooli arriti në finale të Ligës së Kampionëve dhe ata janë me shpejtësi duke u kthyer në një projekt ngazëllues nën udhëheqjen e trajnerit Jurgen Klopp, veçanërisht për një lojtar si Fekir.

I rrethuar nga lojtarët si Mohamed Salah, Roberto Firmino, Sadio Mane dhe tani Naby Keita e Fabinho, Fekir do të kishte një rol të rëndësishëm në përforcimin e skuadrës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme