Barcelona është e gatshme për të nënshkruar me mbrojtësin qendror Kalidou Koulibaly.
Sipas raporteve nga mediat në Itali, gjiganti katalunas është shprehur i gatshëm për të paguar një shumë prej 120 milionë euro për qendërmbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Senegalit është duke u vlerësuar si njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe “Partenopei” tashmë ka refuzuar oferta nga klubet angleze për të gjatë verës së kaluar.
Megjithatë, tani gazeta napolitane ‘Il Mattino’ është duke raportuar se Barcelona është e gatshme për të ofruar 120 milionë për të siguruar shërbimet e tij.
Real Madridi ka shfaqur gjithashtu interesim për shërbimet e tij dhe presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis’, shpreson të ngjallet një luftë ofertash për të./arbresh.info/
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...