Edhe Barça pas Havertz

14:00 | 4 Prill 2023
K.B

La Liga mund të jetë e ardhmja e sulmuesit të Chelseat, Kai Havertz.

Sipas ‘El Nacional’, Barcelona po mendon për sulmuesin e londinezëve, Kai Havertz.

Katalonasit janë në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm, dhe Havertz thuhet se është në listën e trajnerit Xavi Hernandez.

Sulmuesi gjerman prej kohësh është cak i Bayern Munich, por tani në garë për lojtarin është futur edhe Barcelona.

‘Blaugranat’ thuhet së janë të gatshëm të rivalizojnë ‘Bavarezët’ në garën për asin e Chelseat.

Klubi anglez gjatë kësaj verë, pritet t’i largojë disa lojtarë nga ‘Stamford Bridge’, dhe Havertez raportohet së është në listën e largimeve./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme