Sipas Il Corriere dello Sport, presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli dhe ai i Napolit, Aurelio De Laurentiis, por mendojnë tua mohojnë lojtarëve të tyre pjesëmarrjen në Kombëtare.
Seria A po lufton me FIGC dhe federatat e tjera, pasi kërkon ta ndjek shembullin e Werder Bremen nga Bundesliga, që ua mohoi largimin pesë lojtarëve.
Njëri ndër ta është edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica.
I pari që ka shprehur shqetësimin e tij ka qenë CEO i Inter, Beppe Marotta, ndërsa sipas kësaj gazete presidenti i Juventusit, Agnelli dhe ai i Napolit, De Laurentiis po konsiderojnë të mbajnë lojtarët e tyre.
Nëse kjo ndodh, edhe Amir Rrahmani që luan te Napoli mund të mos vije te Kosova.
Italia ka dy ndeshje të vështira kundër Polonisë dhe Bosnjë-Hercegovinës në Ligën e Kombeve këtë muaj.
Klubet italiane që janë të përfshirë në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës kanë frikë nga mungesat e mëtejshme pas pushimit të ardhshëm, ku nuk mungojnë lëndimet.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...