Shtohen telashet për Realin e Madridit një ditë para sfidës së fundit të vitit, përballë Athletic Bilbaos, në “San Mames”. Listës së gjatë të mungesave, për shkak të infektimeve me Koronavirus, mund t’i shtohet edhe David Alaba, që nuk mori pjesë në seancën e fundit.
Mësohet se mbrojtësi austriak po pret përgjigjen e tamponit dhe nëse përgjigjja do të jetë pozitive, nuk do të udhëtojë drejt “San Mames”.
Nëse mungesa e Alabas konfirmohet, Ancelotti do të ketë në dispozicion vetëm 14 lojtarë të ekipit të parë për ndeshjen që do të mbyllë vitin kalendarik. Janë disa lojtarët që kanë rezultuar pozitivë në radhët e “Los Blancos”.
Modric vazhdon të ketë simptoma, edhe pse rezultati i testit të fundit ka qenë negativ. Në karantinë janë edhe Marcelo, Lunin, Bale, Asensio dhe Rodrygo, si dhe Davide Ancelotti, djali dhe njëkohësisht ndihmës i Carlo Ancelottit./SS/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi