Google ADS

Edhe Akil Gjakova me medalje të argjendtë

16:31 | 28 Tetor 2018
Arbresh Info

Akil Gjakova i ka siguruar edhe një medalje të argjendtë Kosovës.

Xhudisti kosovar është mposhtur në finale të turneut Grand Slam të xhudos në Abu Dhabi 2018, shkruan portali arbresh.info.

Gjakova, i cili arriti deri në sfidën e fundit të kategorisë -73 kilogramë, u mposhtë në finale nga xhudisti Lata Tatashduasshvilli i Gjeorgjisë duke fituar kështu vetëm medaljen e argjendtë.

Në përgjithësi, Akili ka realizuar katër fitore dhe një pa luftë.

Nga përballjet e zhvilluar dje në Abu Dhani të Emirateve të Bashkuara të Amerikës, medalje siguruan edhe Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Kelmendi, e cila u tërhoq në finale si pasojë e lëndimit të hundës, mori me dalje të artë së bashku me Distrian që u mposhtë në përballjen kundër Urantsetseg Munkhabait.

Nora Gjakova është fituesja e vetme e medaljes së artë nga Kosova./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme