Manchester United nuk po kalon në formën më të mirë të mundshme, rezultatet e dobëta po rrezikojnë nga puna trajnerin Erik Ten Hag.
Ekipa e United është duke çaluar në mesfushë, shkruan Arbresh.info.
Ten Hag po mendon për opsionin e transferimit të një mesfushori për të mbuluar Casemiron edhe Mason Mount të cilët kanë probleme me lëndime, tash e disa kohë.
Bëhet fjalë për Edersonin e Atalantës, siç raporton mediumi Goal, në ditët e ardhshme ky mund të jetë transferimi i radhës për “djajtë e kuq”.
Ederson iu është bashkuar Atalantës nga Salernitana në vitin 2022, teksa në këtë sezon është njëri nga lojtarët kyç të skuadrës.
Ai ka luajtur 17 ndeshje nga 18 gjithsej, teksa ka realizuar katër gola dhe një asistim.
24-vjecari ka kontratë të vlefshme me Atalantën deri në vitin 2026./Arbresh.info.
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion