Sipas një raporti nga ‘Diario Gol’, ylli i Chelseat Eden Hazard ka informuar gjigantin spanjoll Real Madridin që nuk do të largohet nga klubi në Stamford Bridge këtë verë.
Real Madridi ka qenë duke kërkuar transferimin e Hazardit pasi trajneri i ‘Los Blancos’, Zinedine Zidane, thuhet se është një admirues i madh i talentit belg, transmeton portali arbresh.info.
Kampioni i Evropës raportohej madje se është i gatshëm për të shtruar një ofertë që thyen rekord botëror vetëm për të siguruar transferimin e 26-vjeçarit përderisa bordi në Bernabeu ishte duke u përgatitur për largimin e sulmuesit Gareth Bale.
Megjithatë, bazuar në një raport nga ‘Diario Gol’, Hazar ka kontaktuar trajnerin e Real Madridit personalisht dhe e ka njoftuar strategun francez se nuk ka në plan të largohet nga kryeqyteti anglez këtë verë.
Ish ylli i Lilles thuhet se është i fokusuar në rikthimin nga lëndimi për të impresionuar më pas trajnerin e “Bluve”, Antonio Conte./arbresh.info
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...