Eden Hazard puthë fanellën, “çmendet” turma në Bernabeu

22:02 | 13 Qershor 2019
Arbresh Info

Eden Hazard iu ka dhënë shumë për të festuar turmës së mbledhur në Bernabeu sonte (e enjte) duke i gëzuar tej mase ata në momentin kur puthi fanellën e Real Madridit.

Sigurisht se pamjet në vazhdim do të jenë shumë të dhimbshme për tifozët e Chelseas duke marrë parasysh se reprezentuesi belg ka qenë që një kohë të gjatë te “Blutë” dhe është kthyer në njërin nga futbollistët më të mirë në histori, transmeton portali arbresh.info.

Hazard ishte në Stamford Bridge për shtatë vite në përgjithësi duke fituar dy tituj në Premierë Ligë, dy tituj në Evropa Ligë si dhe shumë tituj të tjerë madhështorë.

Megjithatë, e gjithë kjo i takon të së kaluarës tani për shkak se lojtari ka shfaqur tashmë dashurinë për klubin e rij para tifozëve të mbledhur në prezantimin e tij.

Më poshtë (ose duke klikuar këtu) mund të shikoni momentin kur Hazard puthë fanellën dhe reagimin tronditës nga tifozët e ‘Los Blancos’./arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme