Njëri prej futbollistëve më të mirë në historinë e Belgjikës, Eden Hazard sot edhe zyrtarisht i ka dhënë fund karrierës së tij në lojën e bukur të futbollit, në moshën 32-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti belg, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, shkruan Arbresh.info.
View this post on Instagram
Lëndimet e shumëta ishin arsyeja kryesore për pensionimin e ‘magjistarit’ Eden Hazard.
Lille ishte skuadra ku Eden Hazard filloi shkëlqimin e tij në futboll.
Sezona 2011/12 ishte sezona ku Hazard bëri magji duke shënuar 20 gola në 38 paraqitje tek skuadra e Lille, në Francë.
Më pas belgu ra në sy të gjigandit anglez, Chelsea, Hazard menjëherë pas asaj super sezone u transferua tek gjigandi anglez, në vitin 2012.
Eden Hazard shënoi 110 gola dhe asistoi 92 herë në 352 paraqitje për skuadrën e Chelsea, teksa luajti për shtatë vite gjithsej.
Më pas u transferua tek Real Madridi, aty ku karriera e tij morri fund.
Duket se numri 7 ka qenë një “mallkim” për Eden Hazard, Reali e transferoi belgun verën e vitit 2019.
Hazard që nga transferimi i tij në Madrid kishte probleme me lëndime dhe nuk mund të vazhdonte të ishte i njëjti sikur në Chelsea.
Gjatë 76 ndeshjeve të luajtura për katër sezone në kryqytetin spanjoll Hazard shënoi vetëm shtatë gola dhe realizoi 12 asiste.
Në Real Madrid u prit si pasues i Cristiano Ronaldos por që ashtu nuk ndodhi.
Gjatë kësaj vere Hazard dhe “Los Blancos” me marrëveshje të dy anshme ndërpriten partneritetin e tyre dhe belgu u largua nga Madridi.
Ndërsa sot përfaqësuesi belg edhe zyrtarisht vari këpucet dhe la futbollin
Hazard është paraqitur edhe me kombëtaren e Belgjikës që nga viti 2008 ku ka luajtur 126 ndeshje dhe ka shënuar 33 gola.
Ka qenë medalist i bronztë në Kampionatin Botëror të Rusisë në vitin 2018.
Ish futbollisti i Lille, Chelsea dhe Real Madrid fitoi shumë trofe të rëndesishëm gjatë karrierës së tij si Liga e Kampionëve, Europa Ligën, Superkupën e Europës, Kupën Botës për klube, Pemier Ligën, La Ligën, Ligue 1, Fa CUP, Copa Del Rey, Kupën e Francës./Arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit