Eden Hazardi ka frikë që bllokimi i Chelseas për të bërë transferime do të shkatërrojë ëndrrën e tij për transferim për 100 milionë funta te Real Madridi.
Suspendimi nga FIFA për dy merkato është dërguar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv dhe disfata mund të ndalojë “Blutë” në shfrytëzimin e të hollave nga shitja e Hazard për një sulmues të klasit botëror, transmeton portali arbresh.info.
Chelsea madje do të konsiderojë mbajtjen e yllit belg në vitin e tij të fundit në kontratën e tij para se të humbas falas atë në vitin 2020.
Skuadra e Maurizio Sarrit është kualifikuar në Ligë të Kampionëve dhe nuk dëshiron të nis sezonin e ardhshëm pa një sulmues të ri qendror ndërkohë që Gonzalo Higuain pritet të kthehet te Juventusi.
Por ndalesa për të nënshkruar me lojtar të rinj deri në vitin e ardhshëm padyshim se do të thotë se Hazard është një opsion serioz, madje edhe nëse ata humbasin një shumë madhështore nga një prej klubeve më të mëdha të Evropës.
Chelsea ka një histori duke iu lënë yjeve të tyre të kryejnë lëvizje të preferuara pas një kohe të gjatë shërbimi në klubi – si rasti i Petr Cech që iu bashkua Arsenalit dhe Nemanja Matic që u largua për kalim në Manchester United.
28-vjeçari ka qenë në Bridge për shtatë vite dhe ashtu si bashkëlojtarti belg Thibaut Courtois pritet të largohet nga klubi./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...