Google ADS

Eden Hazard në bisedime të avancuara me Real Madridin

17:25 | 19 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Eden Hazard është duke u lidhur me një largim nga Chelsea në afatin kalimtar të verës.

Reprezentuesi belg është një nga lojtarët kryesor të trajnerit italian, Antonio Conte, i cili ka deklaruar se yllin i tij nuk është në shitje për asnjë çmim.

Raportimet e fundit në Spanjë, tregojnë se Zinedine Zidane ka bërë yllin belg, synimin kryesor për afatin e verës.

“Diario Gol” ka shkruar se Asensio i ka bërë ultimatum bordit të klubit madrilen, duke i informuar se në rast të transferimit të Hazardit në klub, ai do të largohet nga klubi, transmeton arbresh.info.

Asensio është një nga talentët më të mëdhenjë në botë dhe tashmë ka bërë vendin në ekipin e trajnerit francez.

Zidane është një fans i madh i Hazardit dhe do të ishte tejet i lumtur nëse do ta kishte transferuar në Spanjë.

Marco Asensio is said to have given Real Madrid an ultimatum surrounding Hazard's arrival

“Diario Gol” ka shkruar se Asensio e favorizon një transferim në Manchester City, në rast se largohet nga Bernabeu. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme