Eden Hazard e ka cilësuar Barcelonën si skuadrën më të mirë aktualisht në botë.
Anësori belg është shfaqur në konferencën për shtyp para ndeshjes së vlefshme për Ligën e Kampionëve mes Chelsea dhe Barcelonës.
“Mendoj se të gjitha ndeshjet janë të vështira, por kur luani në Ligën e Kampionëve bëhet edhe më vështirë, sepse luani kundër skuadrave më të mira në Evropë”, ka deklaruar Eden Hazard në konferencën për shtyp.
“Këtë sezon Barcelona janë njëra nga skuadrat më të mira në botë. Shpresoj për Chelsean, ne do të japim gjithçka në të dy ndeshjet, si vendas dhe në udhëtim”.
Anësori belg ka folur edhe për krahasimet që shpesh i bëhen me dy futbollistët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
“Është mirë të krahasohesh me më të mirët në histori, me Messin dhe Ronaldon”, u përgjigj Hazard.
“Unë jam ndryshe, krejtësisht i ndryshëm. Ne luajmë në liga të ndryshme. Unë punoj të bëj punën time, provoj të arrijë nivelin e tyre, sepse ata janë më të mirët në botë”.
“Çdo sezon tentoj të bëj më të mirën. Kur luani ndeshjet e këtij lloji, ju keni nevojë për shfaqje të mira. Nëse dëshironi të bëheni më i miri në botë duhet të luani mirë në ndeshjet e mëdha. Të shkojmë në këtë ndeshje dhe të japim gjithçka”.
Kompanitë gjermane po ulin gjithnjë e më shumë orët e punës ...
13 persona të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Ugandë
Kurti uron Shqipërinë: 28 Nëntori na bashkon të gjithë shqip...
Parada për 112-vjetorin e Pavarësisë “kthen” në rrënjët e at...
“Emocioni mbetet i njëjtë edhe pas 112 vitesh”, stërnipi i I...
Osmani: Vepra e prof. Repishtit dëshmi e guximit për lirinë ...