Ylli i Real Madrid, Eden Hazard ka konfirmuar se është i gatshëm të luaj kur futbolli të rifillojë.
Belgu pritej që këtë sezon të mos luaj, por shkaku i suspendimit të futbollit nga koronavirusi, Hazard ka arritur të shërohet, transmeton portali arbresh.info.
Hazard i është rikthyer stërvitjes se bashku me të gjithë bashkëlojtarët dhe ka konfirmuar se është i gatshëm të luaj kur futbolli të rifillon.
“Ndihem mirë që jam rikthyer në fushë se bashku me bashkëlojtarët, tash duhet të presim për ndeshjet që të fillojnë, por jam shumë i lumtur”.
“Pas dy muajve, kam nevojë për punë fizike dhe të punoj sa më shumë me topin. Vetëm dua të jem i gatshëm për ndeshjen e radhës”, deklaroi ai.
Pos Hazard, edhe Marco Asensio është afër shumë rikthimit nga lëndimi./arbresh.info.
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media