Real Madridi shpreson se Eden Hazard do të jetë i gatshëm për të bërë paraqitjen e tij të parë te skuadra e tyre në ndeshjen kundër Villarrealit të dielën.
Hazard, i cili u transferua nga Chelsea për 100 milionë euro në fillim të kësaj vere, mungoi në dy ndeshjet e para të këtij sezoni në La Liga për shkak të lëndimit në kofshë, transmeton portali arbresh.info.
Por, bazuar në gazetën spanjolle Marca, gjiganti spanjoll është optimist se sulmuesi do të rikthehet në vikend pas paraqitjes zhgënjyese të klubit kundër Real Valladolidit.
Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, skuadra e të cilit luan ndaj San Marinos dhe Skocisë muajin e ardhshëm në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”, ka lënë të kuptohet se Hazard mund t’i jap atij një shtytje në Madrid.
“Ndenjat e mia janë pozitive në lidhje me Edenin sepse ai gjithmonë dëshiron të luaj”, ka thënë Martinez për Het Nieuwsblad.
“Po ashtu, në formë të përgjithësi, ai rikuperohet lehtë dhe mirë. Nëse luan në Villarreal, ne mund të llogarisim në të”
Madridi shpreson që lojtari i tyre i ri të jetë plotësisht në gjendje të rregullt sa më e shpejtë që është e mundur pas një fillimi të ngadaltë./arbresh.info/
Pas daljes, Burimi i dërgon mesazh nga studio banores: Ti je...
Begaj dënon sulmin në kanalin e Ibër Lepencit: Akte terroris...
Gjuriq për shpërthimin në Ibër Lepenc: Serbia është e gatshm...
Vetura godet dy këmbësore në Vushtrri
Gjendet pa shenja jetë një burrë në parkingun e QKUK-së
Qorolli: Sulmi në Zubin Potok është i ngjashëm me atë që Rus...