Eden Hazard tha se ai dëshiron të përgjigjet për të ardhmen e tij në momentin që do të mësojë se cilat janë planet e Chelsea për të ardhmen.
Gjatë një konference për shtyp, përpara ndeshjes përgatitëse për Kupën e Botës, që Belgjika do të luajë kundër Kosta Rikës, Hazard foli edhe për të ardhmen e tij…
“Padyshim që në fillim dua të di se cili do të jetë trajneri i Chelsea dhe futbollistët e Chelsea në sezonin e ardhshëm. Merkato sapo është hapur, por unë dua të mësoj planet e klubit para se të vendos për të ardhmen time,” – tha Hazard.
United ka marrë brazilianin Fred, Liverpool mbylli blerjen e Fabino, Tottenham “blindoi” Kane dhe Pochetinno, ndërsa Manchester City është një hap larg blerjes së Mahrez. Chelsea ende nuk e ka zgjidhur të ardhmen e trajnerit.
“Ne nuk patëm një sezon të mirë te Chelsea, – tha Hazard. – Arritëm të fitojmë Kupën e Anglisë dhe faktikisht tani mendoj për Kupën e Botës me Belgjikën dhe jo për Chelsea. Uroj që drejtuesit të bëjnë një punë të mirë për ekipin dhe të bëjnë të mundur që ne të qëndrojmë me kënaqësi.”
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin