Eddie Hearn ka thënë se Anthony Joshua ka marrë një ofertë që të bëjë mënjanë dhe e ka shpjeguar qëndrimin e boksierit.
Shefi i ‘Matchroom Boxing’ ka konfirmuar se ekziston oferta në tavolinë që ish-kampioni i botës të tërhiqet nga rimeçi me Oleksandr Usyk, në mënyrë që ky i fundit ta zhvillojë duelin e unifikimit të titujve me Tyson Fury.
Në shtatorin e kaluar, boksieri ukrainas ia rrëmbeu titujt e botës (WBA, IBF, WBO, IBO)britanikut në përballjen e zhvilluar në Tottenham Hotspur Stadium. Por, menjëherë pas, AJ e aktivizoi e aktivizoi klauzolën e rimeçit për t’u përballur në muajt e parë të këtij viti.
Mirëpo, kampioni i WBC, Tyson Fury është i interesuar që ta zhvillojë duelin me Usyk për ta shpallur kampionin e padiskutueshëm të peshave të rënda. Hearn tashmë ka konfirmuar se Joshua ka marrë ofertë për t’u tërhequr dhe për të lejuar zhvillimin e këtij meçi.
“Është e sigurt se nuk ka marrëveshje të kryer që të tërhiqet. Ka bisedime dhe unë do t’i zhvilloj këto bisedime me të”, ka thënë Hearn për DAZN Boxing Show duke shtuar se shuma e spekuluar prej 15 milionë funtesh (18 milionë euro) nuk është e saktë dhe se kampi i britanikut do t’i shqyrtojë të gjitha opsionet. Megjithatë, sipas tij, dëshira e AJ nuk është që të bëjë mënjanë.
“Ka qenë një ofertë, janë zhvilluar disa bisedime me mua. Unë nuk mund ta hedh poshtë, nuk është puna ime. AJ është shefi. Ai është shumë i mençur për planin. Ai nuk do të dëshironte ta bëjë atë. Është e sigurt se nuk ka marrëveshje të kryer që të tërhiqet. Ka bisedime dhe unë do t’i zhvilloj këto bisedime me të”.
“Në mendjen e tij, (Joshua) kërkon rimeçin me Oleksandr Usyk… Kjo është një çështje shumë më e thellë sesa thjesht një shumë për të bërë mënjanë. Paratë janë diçka që duhen negociuar. Ky është një plan. E gjitha që ai do është që ta fitojë titullin e peshave të rënda sërish”, ka shtuar Hearn.
Tërheqjen eventuale të Joshuas, përfaqësuesi i tij e ka lidhur me punën me një trajner të ri dhe zhvillimin fillimisht të një meçi më të lehtë dhe pastaj për të hyrë në një duel të madh (që do të ishte me fituesin e duelit Fury-Usyk).
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...