Trajneri i Ajaxit ,Erik ten Hag beson se nuk ka shans që kapiteni Matthijs de Ligt të qëndrojë në klub edhe pas kësaj vere duke zbuluar se do t’i bashkohet Bayernit ose Barcelonës.
19-vjeçari ka qenë kapiten i klubit me bazë në Amsterdam gjatë më shumë se një viti dhe ka shkëlqyer si në klub ashtu edhe me vendin e tij, transmeton portali arbresh.info.
I vlerësuar nga të gjithë si njëri nga talentët e ardhshëm më të mirë në botën e futbollit, mbrojtësi qendror do t’i sigurojë një tarifë prej 75 milionë euro Ajaxit.
“Nuk ka asnjë shans që Matthijs de Ligt të qëndrojë në Ajax”, ka thënë Ten Hag për Suddeutchen Zeitung.
“Ka shumë klube që janë të interesuara për të. Ai do të largohet gjatë kësaj vere, por unë nuk e di nëse do t’i bashkohet Bayernit apo Barcelonës”
Juventusi është një tjetër klub që është përfolur shumë për transferimin e reprezentuesit holandez gjatë verës./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...