Martin Odegaard ka zbuluar se do të jetë me Real Madridin në parasezon dhe më pas, nëse Zinedine Zidane vazhdon të jetë trajner i Real Madridit, do të vendoset nëse është gati për ekipin e parë apo do të huazohet edhe për një sezon.
19 vjeçari aktualisht është i huazuar në Holandë te SC Heerenveen, aty ku luan edhe anësori i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli.
“Do të tentoj ta përfundoj sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të kthehem në Real Madrid në verë, për t’iu bashkuar ekipit në parasezon. Më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Odegaard.
Odegaardi zgjodhi Realin, edhe pse kishte shumë oferta tjera: “Nuk pendohem për asgjë. Jam i lumtur. Unë e di se duhet të jem i durueshëm sepse Real Madridi është klubi më i mirë në botë”.
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...