E zbulon gazeta gjermane, gjashtë yjet e Bayernit ishin kundër Nagelsmann

14:58 | 27 Mars 2023
E.H

Julian Nagelsmann është shkarkuar ditë më parë nga pozita e trajnerit të Bayern Munich.

Tekniku gjerman u zëvendësua nga Thomas Tuchel, i cili tanimë ka nënshkruar për dy vite e gjysmë me kampionin në fuqi të Gjermanisë.

Gazeta e madhe gjermane Sport Bild ka zbuluar edhe arsyen pse quan deri në shkarkimin e Julian Nagelsmann nga bordi drejtues i Bayernit.

Ishin plot gjashtë futbollistë që kanë qenë kundër trajnerit Nagelsmann dhe Bild ka zbuluar emrat e tyre.

Fjala është për dy portierët Manuel Neuer dhe Sven Ulreich të cilët kishin një llogari të hapur kundër Nagelsmann prej momentit kur ky i fundit këmbënguli për të hequr trajnerin e portierëve Tapalovic, shkruan telegrafi.

Më pas ishin edhe lojtarë të tjerë si Serge Gnabry, Leroy Sane, Jamal Musiala, Sadio Mane dhe Joao Cancelo.

Përshtypje bën lojtari portugez që iu bashkua Bayern Munich në orët e fundit të afatit kalimtar të janarit, mirëpo menjëherë zgjodhi të pozicionohej kundër Nagelsmann, edhe për shkak se gjermani e uli në stol.

Nga ana tjetër, Thomas Muller sipas Bild nuk kishte asnjë përplasje me Nagelsmann dhe ishte pro teknikut 35-vjeçar.

Pro tij ishin edhe dy mesfushorët Joshua Kimmich dhe Leon Goretzka, por duket se drejtuesit e klubit kanë reaguar më shpejtë për të shkarkuar Nagelsmann në mënyrë që mos ta humbasin titullin në Bundesliga.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme