Google ADS

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

19:45 | 22 Nëntor 2024
Q L

Ish-ylli i Aston Villas, Douglas Luiz, ka dështuar që të dëshmohet në sezonin e tij debutues me Juventusin diçka që ka lënë të zhgënjyer drejtuesit e klubit të cilët tashmë kanë vendosur që ta shesin gjatë afatit kalimtar dimëror.

Mesfushori brazilian ishte një prej blerjeve më të shtrenjta të ‘Bianconerëve’ verën e kaluar, pasi u transferua në ‘Allianz Stadium’ në një marrëveshje të vlefshme prej 50 milionë eurosh.

Në transferimin e tij në Itali u përfshin edhe dy lojtarët Enzo Barrenechea dhe Samuel Iling-Junior të cilët iu bashkuan Aston Villas.

Sidoqoftë, 26-vjeçari nuk ka pasur fare ndikim në Serie A dhe për këtë arsye ‘Zonja e Vjetër’ po synon ta shesë lojtarin për të paktën gjysmën e parave të cilat i shpenzuan për transferimin e tij.

Paraqitjet e dobëta të Luiz dhe besimi i limituar që ka trajneri Thiago Motta tek ai, kanë shtyrë drejtuesit që ta vendosin atë në listën e shitjeve, sipas Gazzetta dello Sport.

Fillimi i karrierës së reprezentuesit brazilian tek Juventusi ishte përcjellë me kritika të mëdha si nga tifozët ashtu edhe nga mediat italiane, veçanërisht pasi i dhuroi kundërshtarit dy penallti në dy ndeshje radhazi.

Një prej tyre madje i kushtoi me pikë Juventusit, pasi i lejoi Cagliarit që të ‘rrëmbejë’ një barazim me rezultat 1-1 në sekondat e fundit të takimit./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme