Gianluigi Buffon është portieri më i mirë i të gjitha kohërave, sipas ish-lojtarit të njohur të Interit dhe Italisë, Marco Materazzi. Buffon duket se po mbyll një marrëveshje me me PSG-në, pasi i dha fund lidhjes së tij 17-vjeçare me Juventusin.
40-vjeçari ishte pritur të tërhiqej nga futbolli, por tani duket se do të vazhdojë. Materazzi, i cili luajti përkrah Buffon në suksesin e Kupës së Botës 2006, nuk ka asnjë dyshim për trashëgiminë e tij.
“Buffon është portieri më i mirë i të gjitha kohërave, – tha Materazzi për “Goal”. – Nuk ka dyshim për këtë, është më i madhi ndonjëherë”.
Buffon mungon nga skuadra e parë e Roberto Mancini si trajner i ri i Italisë, por ai nuk ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi për të luajtur për kombëtaren e tij. Materazzi, gjithashtu, komentoi punën e re të Mancinit, në urdhërat e të cilit ka luajtur tek Interi.
“Ne do ta dimë në njëfarë mënyre pas dy vitesh, nëse Mancini është zgjedhja e duhur, – shtoi tha Materazzi. – Është një punë, që ai e donte shumë. Me siguri do të punojë shumë për të marrë rezultatet, që Italia ka nevojë”.
Italia nuk u kualifikua për Kupën e Botës së kësaj vere në Rusi dhe ndeshja e parë e Mancinit në stolin axurr do të jetë miqësorja kundër Arabisë Saudite, të hënën. Pika e madhe e fjalimit përpara ndeshjes ishte rikthimi i Mario Balotellit, pas katër vjetësh, në kombëtaren italiane. “Për atë që ka bërë këtë sezon me Nice, ai e meriton të jetë thirrur në kombëtare”, – mendon Materazzi. Balotelli shënoi 26 gola në 38 ndeshje për ekipin e Ligue 1, në sezonin 2017-2018.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...