Emri i Mauro Icardit lidhet prej kohësh me Juventusin. Sulmuesi argjentinas nuk është një titullar te PSG-ja, ndërsa bardhezinjtë italianë e shohin si një nga lojtarët që mund të zëvendësojë spanjollin, Alvaro Moratën, i cili është afër kalimit te Barcelona.
Ëalter Sabatini, një nga drejtuesit më të njohur të futbollit italian, i cili punoi si drejtor teknik i Interit në sezonin 2017-2018, e sheh me sy të mirë kalimin e sulmuesit argjentinas te Juventusi.
“E shoh shumë mirë Icardin te Juventusi. Unë e kam pasur tek Interi lojtarin, Mauro është një baba i shkëlqyer dhe në fushë arrin ta kuptojë më përpara se të gjithë se ku do shkojë topi.
Po flasim për një futbollit që do të shënojë 25 gola edhe kur të jetë 50 vjeç”, deklaroi Walter Sabatini në lidhje me 28-vjeçarin latin, autor i katër golave këtë sezon në kampionatin francez.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...