Google ADS

E rrallë: Tifozët e Fenerbahces djegin biletat vjetore

11:34 | 19 Shkurt 2022
Fjolla Bajraktari

Fenerbahçe është një ndër klubet më të trofeshme në ligën elitare të Turqisë.

Klubi turk edhe këtë vit duket se do të mbetet duarthatë pasi është eliminuar nga Kupa e Turqisë, në kampionat është njëzet pikë pas liderit Trabzonspor.

Kjo ka bërë që shumë tifozë tashmë të revoltohen dhe kërkojnë përgjegjësi prej zyrtarëve të klubit për dështim të njëpasnjëshëm duke mos mundur të fitojnë asnjë trofe në katër vitet e fundit.

Disa prej tifozëve gjatë ndeshjes së Conference League, ku kanarinat e verdha pësuan humbje si vendas 3-2 kundër Spartak Pragës, filluan t’i djegin biletat vjetore në shenjë proteste për paraqitjet e tyre.

Theksojmë se klubi turk tashmë ka shkarkuar trajnerin Victor Perreira ndërsa po kërkojnë të jap dorëheqje edhe presidenti, miliarderi Ali Koç.

Ndryshe, Fenerbahçe deri më tani zyrtarisht ka të fituar 19 tituj të kampionatit ndërsa jo zyrtarisht 28 sosh. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme