“Vitet janë veç numra”. Këtë së paku mund ta thotë Itzhak Hayk, i cili edhe pse po i afrohet moshës 74 vjeçare, po vazhdon të luajë në futbollin aktiv.
Hayk, i lindur në Irak, por shtetas i Izraelit që nga viti 1950, po vazhdon të jetë aktiv në futboll, pavarësisht moshës së shtyrë.
73 vjeçari, është pjesë e Ramat në ligën e pestë të futbollit në Izrael, shkruan lajmi.net.
Hayk së fundi, ka marrë edhe çmimin ‘Guinness World Record’, si lojtari më i vjetër aktiv që është paraqitur në një ndeshje zyrtare.
Sipas ‘BabaGol’, zyrtarja e ‘Guinness World Record’, ka qenë e pranishme në ndeshjen e tij të fundit, për t’i dhënë çmimin e rekordeve ‘Guinness’.
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...