Sensacioni i Malmos, Hugo Larsson ka shpjeguar pse ai refuzoi një transferim te Chelsea.
17-vjeçari kishte qenë duke u stërvitur me akademinë e klubit dhe madje shënoi në një ndeshje, por vendosi të mos nënshkruajë një marrëveshje me kampionin në fuqi të Ligës së Kampionëve.
Larsson i ka treguar Expressen Sport përvojën dhe arsyen e qëndrimit në Suedi: “Është e qartë se ishte një përvojë e mrekullueshme të shkoja dhe të luaja me Chelsean. Unë u stërvita me ekipin dhe gjithashtu arrita të shkoj në një turne në Belgjikë. Gjithashtu shënova një gol”.
“Kjo (lëvizja te Chelsea) ishte pak herët. Nuk e mendoja se do të ndodhte kaq shpejt. Për mua ishte më mirë të vazhdoja zhvillimin tim në shtëpi, te Malmo. Dua të depërtoj në Malmo së pari para se të shkoj jashtë vendit”, ka shtuar më tej ai.
Talenti i mrekullueshëm është etiketuar si një nga lojtarët më premtues të vendit nga shtypi suedez dhe është paraqitur rregullisht për skuadrën U-19 të klubit të tij në kupën e të rinjve të UEFA-s.
Pavarësisht se Chelsea ishte “klubi i preferuar” i Larsson, ai i refuzoi ata pasi sheh një rrugë më të mirë drejt futbollit të ekipit të parë nëse ai qëndron në Malmo.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...