Ish pronari i Crystal Palances, Simon Jordan beson se anësori i ri i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, është një transferim i çuditshëm nga “Redsat” për shkak se ai ishte arsyeja kryesore prapa rënies së Stoke Cityt nga Premierë Liga sezonin e kaluar.
Reprezentuesi kosovar i Zvicrës është transferuar në Anfild të premten e javës së kaluar për një tarifë prej 13 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.
Përforcimi i tretë nga Jurgen Klopp u largua nga Stoke City ku ai ishte kritikuar ashpër për sezonin e tij.
Qëndrimi i 26-vjeçarit ishte vënë në pikëpyetje disa herë dhe ish pronari i Palaces beson se këtu ekziston diçka që Liverpooli duhet të ketë kujdes. Duke folur për ‘talkSPORT’, Jordan tha:
“Nuk ka dyshim që Shaqiri ka cilësi. Unë mendova se ai ishte llom sezonin e kaluar në Stoke. Charlie Adman nuk mund dhe ndoshta nuk donte ta thoshte atë në atë mënyrë, por e ndjeva se ai ishte arsyeja pse Stoke ka rënë sezonin e kaluar”
“Ai e bëri këtë kur e ndjente dhe jo kur nuk e ndjente”
“Është një përforcim kurioz, ndoshta sepse Alex Oxlade Chamberlain nuk do të luaj. Nuk e shoh këtë kështu, por ndoshta është”
“Klopp sigurisht do të ketë arsye për ta vendosur atë në skuadër sepse në Stoke ai mund të ketë menduar se ishte më i madh se Stoke, me gjithë respektin ndaj Stokes”
“Ai nuk mund të mendoj se është më i madh se Liverpooli, prandaj ndoshta ata do të jenë në gjendje për të menaxhuar atë nga ajo pikëpamje”
Por, tifozët e anësorit nuk ishin të kënaqur aspak me mendimet e Jordanit.
“Klopp e di se çfarë ka bërë”, ka shkruar njëri në rrjete sociale.
Një tjetër shtoi: “Kjo nuk ka aspak kuptim” ./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...