E pranon ylli i Barcelonës: PSG ishin më të mirë në çdo aspekt

23:28 | 14 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, ka pranuar se ekipi i tij ishte shumë më i dobët se Paris Saint-Germaini në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

PSG befasoi katalonasit duke i mposhtur me rezultat 4 me 0, ndërsa reprezentuesi spanjoll thotë se francezët ishin më të mirë në çdo aspekt.

“Ata ishin më të mirë se ne. Luajtën më mirë, ishin më të mirë faktikisht dhe na mposhtën edhe fizikisht”, ka thënë ai pas ndeshjes.

Takimi i kthimit zhvillohet në Camp Nou më 8 mars.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme