E pranon Xhaka: Arsenali vite larg nga të qenurit konkurrent për titull

18:54 | 30 Gusht 2019
Arbresh Info

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka pranuar se ata janë ende vite larg nga të qenurit konkurrent për titull.

“Topçinjtë” përballen me Tottenhamin në shtëpi të dielën me shpresën për rikthim nga disfata 3 me 1 ndaj Liverpoolit, transmeton portali arbresh.info.

“Ne e dimë se ata [lojtarët e Liverpoolit dhe Jurgen Klopp] kanë punuar së bashku për tre ose katër vite”, ka thënë fillimisht Xhaka.

“Ne kemi pasur një staf të ri vitin e kaluar, ne jemi duke u përmirësuar në mënyrën tonë dhe ne kemi nevojë për kohë gjithashtu. Te Liverpooli, sezonin i parë në Premierë Ligë me trajnerin Klopp nuk ishte më i miri. Ju mund ta shihni se si ata janë përmirësuar dhe sa funksionon kur ju jeni së bashku për më shumë se tre ose katër vite”

“Ata janë një shembull i mirë se ku ne mund të jemi në tri ose katër vite, por ne duam të kemi një sezon të mirë këtë vit dhe të kthehemi në top katërshe”

“Ne humbëm ndeshjen [në Anfield]. Ju mund të humbisni një ndeshje nganjëherë dhe ne nuk jemi skuadra e vetme që kemi humbur këtu. Nuk mendoj se ishte një ndeshje e keqe për ne”

“Ne ishim të mirë në mbrojtje, shumë të fuqishëm. Goli i parë na vrau pak para pjesës së parë, por është pjesë e së kaluarës dhe ne duam të flasim vetëm për të ardhmen. Ne kemi pasur një javë të mrekullueshme dhe ne e dimë se sa e madhe është ndeshja e së dielës”

Takimi në vikend mes Arsenalit dhe Tottenhamit fillon në ora 17:30./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme