Pasi fitoi Këpucën e Artë për të pestën herë, Lionel Messi e ka pranuar nuk e ka menduar asnjëherë se do të ishte kaq i suksesshëm në karrierën e tij në Barcelonë.
Edhe pse u neglizhua në garën për Topin e Artë në vitin 2018, Messi ka shijuar një vit tjetër të mrekullueshëm për shkak se i ka ndihmuar Barcelonës të fitoj një tjetër trofe të La Ligas në edicionin 2017/18, transmeton portali arbresh.info.
Ai shënoi 34 herë brenda 36 ndeshjeve gjatë rrugëtimit drejtë titullit, një rekord që nuk është arritur në top pesë ligat e tjera evropiane duke bërë që superylli të sigurojë një tjetër Këpucë të Artë.
31-vjeçari kishte pozuar me çmimin e tij për të pestën herë duke lënë kështu pas Cristiano Ronaldon me katër çmime dhe kjo më pas i dha mundësinë atij t’i reflektohet pritshmërive të tij si një i ri.
“Nuk e kam pritur këtë kur fillova”, ka thënë Messi në këtë event. “Ëndrra ime profesionale ishte që të jem në gjendje të jem i suksesshëm në futboll, unë nuk e kam imagjinuar kurrë këtë”
“E shijojë punën time, përpjekjet dhe mbi të gjitha bashkëlojtarët. Unë jam në skuadrën më të mirë në botë, kam bashkëlojtarët më të mirë në botë në pozitat e tyre dhe kjo më bënë gjithçka më të lehtë për të arritur këto çmime”
“Falë Zotit, unë ndihem shumë mirë fizikisht dhe emocionalisht. Vitet shkojnë dhe unë përpiqem për tu kujdesur me vetë, ashtu siç kam bërë gjatë gjithë karrierës time sepse lojërat janë shumë kërkuese”
Superylli realizoi hat-trick në takimin e fundit të Barcelonës të zhvilluar në vikend./arbresh.info/
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...
“Misioni ynë diplomatik në Bruksel hap dyert”, Rama: Kush ka...
Me arritjen e marrëveshjes e armëpushimit ndërmjet Izraelit ...