Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka luajtur vetëm 11 minuta futboll deri tani në sezonin e ri. Për një futbollist si Shaqiri kjo është e pamjaftueshme, e pranon trajneri i tij Jurgen Klopp.
Në pesë ndeshjet e para garuese të Liverpoolit, anësori shqiptar i Zvicrës i ka shijuar vetëm 11 minuta lojë. Nëse ia hedhim një sy renditjes së lojtarëve të aktivizuar më së shumti deri tani për të kuqtë, Shaqiri del të jetë zëvendësues i zëvendësuesve, transmeton gazetaexpress.
Klopp, megjithatë, lë të kuptohet se do të ketë më shumë minuta për përfaqësuesin shqiptar të Zvicrës.
“Fillimi i sezonit është i njëjtë çdo vit”, tha Klopp për situatën e zëvendësuesve. “Kështu duhet të jetë. Sepse nëse të gjithë ata luajnë, mund të goditen nga lëndimet në stërvitje dhe kjo është gjëja e fundit që do ta dëshironit”.
Këtë fillim vit, Liverpooli nuk përballet me pothuajse asnjë lojtar të lënduar, prandaj shumë lojtarë presin rendin për të luajtur.
“Kjo është normale”, tha Klopp, por e pranon se Shaqiri është i pafat.
“Shaqiri nuk po luan mjaftueshëm, edhe pse është në gjendje të shkëlqyer fizike”, theksoi ai.
Por, ai nuk është i vetmi që e ngroh bankën rezervë në skuadrën e Kloppit.
“Adam Lallana nuk luan mjaftueshëm. DejaN Lovren nuk luan mjaftueshëm, po ashtu. Dhe disa të tjerë mund ta thonë të njëjtën, po ashtu”, thotë Klopp.
Konkurrentët e Shaqirit Alex Oxlade-Chamberlain dhe Lallana, megjithatë, luajtën sado pak në derbi kundër Arsenalit të shtunën. Të dy u futen nga stoli në pjesën e dytë.
Haliti: Kushdo që fiton në Amerikë, Kosova duhet të përgatit...
Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se...
“Për çka ndjehesh krenar?”: Vullneti pyet Atillën, ky i fund...
Arrestohet një person pranë Kapitol, u kap me armë zjarri
Morata ndëshon ish-klubin e tij, Milani në epërsi pas pjesës...
Haziri: Rikthimi i Trump mund të bëjë histori në Amerikë