Anthony Joshua e ka quajtur Andy Ruiz Jr si boksierin më të mirë të peshave të rënda në një eveniment të radhës për promovimin e rimeçit të tyre që do të zhvillohet më 7 dhjetor.
Boksieri britanik i humbi titujt WBA, IBF dhe WBO në duelin e parë me meksikano-amerikanin, ndërsa menjëherë e aktivizoi klauzolën për rimeç që do të mbahet në Arabinë Saudite.
“E shikoj veten në pasqyrë dhe them se e di që jam më i mirë se aq. Andy është akoma i njëjti njeri. Ai do të vijë me strategjinë e tij dhe unë duhet t’i bëj disa ndryshime”.
“Isha 50 për qind larg që të arrija fitore (në duelin e parë), por u zura keq. Ishte një goditje nga perënditë. Nuk ishte goditje me fat nga ai, me kapi në kokë dhe nuk munda të riaftësohesha. Ishte e përsosur”.
“Të arrish në maje është gjë e madhe, por të qëndrosh në maje për shumë vite, është krejt diçka tjetër. Duhet ta ngre nivelin tim që t’i rikthej titujt”.
“Nuk mund ta anashkalosh Andyn dhe talentin e tij dhe sukseset në ring, sepse po përballem me më të mirët. Sipas mendimit tim, Andy Ruiz është boksieri më i mirë në kategorinë e peshave të rënda”, ka thënë Joshua.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...