Mesfushori i Chelseas, Cesc Fabregas e ka pranuar se gjithçka nuk është duke shkuar mirë për të në klub.
Reprezentuesi i Spanjës është përfolur se kërkon për largim nga klubi në mënyrë që të transferohet në Spanjë ose në Itali, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka arritur të luaj vetëm në ndeshjet në Evropa Ligë këtë sezon dhe ka qenë rrallë i përfshirë në ndeshjet në kampionat.
“E di se cili është roli im”, kishte thënë Fabregas para ndeshjes në Evropa Ligë kundër MOL Vidit. “Fatkeqësisht, nuk është një që e dua. Po e mbajë në formë profesionale si gjithmonë”
“Jam gjithmonë duke u përpjekur për të dhënë më të mirën, në çfarëdo gjendje, duke luajtur me të rinjtë, duke luajtur me skuadrën e parë, madje edhe pse këtë vit unë ende nuk kam luajtur një ndeshje me gjithë skuadrën e parë”
“Por, unë jam duke u përpjekur për të bëjë atë që mundem. Sigurisht, është një situatë e vështirë për mua”
AC Milani është përmendur kohë pas kohe si një destinacion i mundshëm i mesfushorit./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...