E pranon Cardoner: Lojtarët e Barçës na detyruan të kërkojmë rikthimin e Neymar

15:01 | 3 Tetor 2019
Arbresh Info

Zëvendës-presidenti i Barcelonës, Jordi Cardoner ka pranuar se lojtarët kanë shtyrë bordin për të kërkuar rikthimin e Neymarit gjatë verës së kaluar.

Tashmë është e konfirmuar se Barcelona ka tentuar në dy raste rikthimin e Neymar në Camp Nou por që të dy ofertat janë refuzuar nga Paris Saint Germaini, transmeton portali arbresh.info.

Cardoner thotë se ishin lojtarët që dëshironin që një marrëveshje e tillë të ndodhte.

“Neymar, përveç që ka një raport të mirë në zhveshtore, është një lojtar i mrekullueshëm”, ka thënë ai për Catalunya Radio.

“Prandaj, dëshira jonë është që të kemi atë në skuadër. Lojtarët e kanë sugjeruar atë tek ne, por ne jemi ata që parashikojmë përparësitë dhe të disavantazhet”, shton Cardoner./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme