Google ADS

E pranon Batatina, Llapi së shpejti me përforcime në skuadër

13:40 | 23 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka pranuar se do të këtë përforcime në skuadër në afatin e janarit.

Batatina për portalin arbresh.info u shpreh se do transferohen edhe dy ose tre lojtarë të tjerë në skuadër.

“Po, do të këtë përforcime në skuadër, do të jenë edhe dy ose tre lojtarë të tjerë pos Egzon Krasniqit që është bërë zyrtare, mbas festave do bëhen zyrtare përforcimet në repartet e caktuara”, deklaroi ai.

Ndërsa për sezonin pranveror, tekniku llapjan tha se do jetë më ndryshe në krahasim me sezonin vjeshtor, pasi do të rikthehen disa lojtarë të lënduar që ishin mungesë e madhe.

“Sezona pranverore do të jetë më ndryshe se sezona e parë, presim të rikthehen disa lojtarë si të cilët kanë qenë të lënduar dhe kanë qenë mungesë e madhe për ne”, vazhdoi ai.

Në fund, Batatina dha mendimin se kush do të shpallet kampion. Ky i fundit beson se nuk ka favorit për titullin e kampionit, sepse secila skuadër është në gjendje të mposhtë tjetrën.

“Mendoj se gjashtë skuadra nga Llapi janë në garë për titull, askush nuk është favorite, secila skuadër mund ta mposhtë skuadrën tjetër, sezona pranverore dallon nga sezona vjeshtore, kështu që na do të japim maksimumin që ti kapim ndeshjet e para”, përfundoi ai.

Kujtojmë që Llapi për momentin është në vendin e shtatë në tabelë me 24 pikë, 10 me pak se lideri Ballkani./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme