Southamptoni ka dyfishuar në formë befasuese rezultatin në ndeshjen si nikoqir kundër Chelseas.
Skuadra e Mark Hughes është duke udhëhequr tani me rezultat 2 me 0 kundër kampionit në fuqi të Premierë Ligë në ndeshjen e pasdites së sotme (e shtunë), shkruan portali arbresh.info.
Dusan Tadic realizoi golin e epërsisë për nikoqirët derisa po zhvillohej minuta e 21′ e ndeshjes. Por, Southamptoni dyfishoi shifrat duke realizuar për 2 me 0 pas vetëm një ore lojë në stadiumin St. Mary’s.
Mbrojtësi Jan Bednarek ishte autori i golit të dytë pas asistimit nga James Ward Prowse.
Takimi është duke u zhvilluar në kuadër të xhiros së 31-të në Premierë Ligë./arbresh.info/
https://streamable.com/hnv7x
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...