Simone Inzaghi do një gjigant për sulmin te Lazio dhe për të kënaqur trajnerin e tij, drejtori sportive Igli Tare në pamundësi për të firmosur me francezin Olivier Giroud e ka përqëndruar vëmendjen nga sulmuesi kosovar i Fenerbahces Vedat Muriqi.
Ish-lojtari i Teutës dhe Besës në Superiore ka shkëlqyer që në sezonin e tij të parë me gjigandët nga Stambolli teksa që në sezonin e tij të parë me Fenerbahcen ka arritur të realizojë 15 gola si dhe 4 asiste në 28 takime të luajtura duke ngjallur interesin e disa prej klubeve më të mëdha europiane.
Në garë për Muriqin nuk është vetëm Lazio pasi edhe Tottenham interesohet fuqishëm për kosovarin me Mourinhon që e do në skuadrën e tij, futbollistin që zotëron një gjatësi prej 195 centimetrash dhe konsiderohet një zëvendësues ideal për Harry Kane, transmeton Supersport.
Gjithsesi Igli Tare do t’i bëjë të gjitha përpjekjet për ta afruar te bardhekaltërit Muriqin në momentin që do të hapet merkato e verës, të paktën duke iu referuar asaj që shkruan Corriere Dello Sport.
Për t’ia shkëputur sulmuesin nga Fenerbahce, Lazios do t’i duhen të paktën 20 milionë euro.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...