Në njoftimin e klubit të Serisë B nuk thuhet se cila është gjendja shëndetësore e portierit.
Pas ndeshjes me Bjellorusinë, Berisha nuk ka luajtur me SPAL-in në 3 ndeshjet e fundit. Ai rezultoi pozitiv me ‘COVID’ në 27 nëntor.
“Duke parë se është infektuar me ‘COVID’ në 27 nëntor, SPAL-i njofton se në orët e fundit portieri Etrit Berisha është pranuar në departamentin e specializuar të spitalit të Konas për analiza të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e SPAL-it.