Arsenali ka bërë një përpjekje sensacionale për të siguruar në formë huazimi anësorin e Interit, Ivan Perisic.
Bazuar në një raport nga BBC, “Topçinjtë” dëshirojnë të sjellin 29-vjeçarin në skuadër deri në fund të sezon me opsionin për të blerë atë më pas për 35 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.
Lojtari besohet të jetë i “hapur për transferim”.
Transferimi i tij do të konsiderohej një goditje e befasishme për shkak se Perisic në të kaluarën është përfolur për transferim te rivali i tyre në ligë – Manchester United.
Ai ka bërë 67 paraqitje te Kroacia dhe ka shënuar 17 gola.
Kjo po ashtu do të zbuste negativitetin në skuadër që erdhi pas disfatës 3 me 1 të “Topçinjve” në shtëpi kundër United në xhiron e katërt të FA Kupës./arbresh.info/
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...