E paimagjinueshme për ne, shqiptarët!
Klubi i futbollit Liverpool e ka denoncuar në polici lojtarin e vet më të mirë, Mohamed Salahun për përdorim të telefonit mobil gjatë kohës që po voziste makinën, raporojn mediat e atjeshme.
Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon egjiptianin duke folur me telefon mobil deri sa po drejtonte makinën, i mbërthyer në një tollovi komunikacioni, ndërsa duket i rrethuar nga numër i madh ithtarësh, ndër ta edhe shumë fëmijë.
https://twitter.com/BBCNWT/status/1029070714530422785
“Klubi pas bisedës me lojtarin ia ka dërguar policisë videoxhirimin dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja”, ka njoftuar klubi.
Policia ka konfirmuar se ka pranuar xhirimin në të cilin shihet futbollisti duke folur me telefon mobil deri sa drejton makinën dhe se këtë fakt ia ka përcjellë departamentit përkatës, transmeton Koha.net.
“Falemnderit që na keni informuar”, thuhet në njoftimin e policisë Merseyside.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...