Argjentina dhe Islanda janë duke u përballur në ndeshjen e grupit D, të kampionatit botëror Rusia 2018.
Rezultati momental është i barabartë 1 me 1, por Argjentina e kishte mundësinë të kalonte në epërsi përsëri, me anë të penalltisë.
Por, ylli kryesor i ndeshjes, Lionel Messi, nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke e humbur rastin për të shënuar golin e parë në këtë kampionat.
Ky fakt sigurisht se do të bëjë që ai të ketë edhe më shumë presion nga mediat, dhe nga vetëvetja për ta ndihmuar kombëtaren e tij.
Ndërsa, vlen të theksojmë se dje ‘rivali’ i tij Cristiano Ronaldo, shënoi hat-trick ndaj Spanjës. /arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza