Barcelona nuk ka ndërmend të akordojë çertifikatën ndërkombëtare të transferimit për PSG, në mënyrë që Neymar të mund të luajë me ekipin francez, të paktën jo deri kur të ketë arkëtuar shumën prej 222 milionë euro, që korespondon me klauzolën e shitjes së brazilianit.
Burime zyrtare të klubit katalanas kanë konfirmuar për “Efe” , se banka nuk ka çertifikuar ende likuiditetin e shumës prej 222 milionë euro, përmes të cilës PSG arriti të blejë lirinë e Neymar nga Barcelona vetëm gjashtë ditë më parë.
Ishte që në atë kohë, kur Barcelona paralajmëroi përfaqësuesit e klubit parizien se transferimi i Neymar do të vononte finalizimin e tij, të paktën deri sa klubi katalanas të prekte paratë me duart e veta.
Kështu, për sa kohë Barça nuk ka ende në llogarinë e klubit likuiditetin e atij çeku të firmosur nga klubi francez, nuk do të japë dritën jeshile për Federatën Spanjolle të Futbollit, që kjo e fundit të dërgojë çertifikimin ndërkombëtar të transferimit për Neymar.
Është pikërisht për këtë arsye pse Neymar nuk mundi dot të debutojë me PSG në javën e parë të kampionatit, në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Amiens, ndërkohë që rrezikon të humbasë edhe ndeshjen e javës së dytë, e parashikuar të luhet të dielën ndaj Guingamp.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...