Kosova mburret me mërgatën e saj, pasi shumë të ri e të reja kanë arritur të ndërtojnë karriera të suksesshme në shtetet e ndryshme nëpër botë.
Jo vetëm futbollistë, por së fundmi edhe futbolliste të suksesshme po rritën në shtetet evropiane, ku pastaj po i bashkohen Përfaqësueses së Kosovës, për t’i mbrojtur ngjyrat e vendlindjes.
Njëra nga futbollistet e reja që premton shumë për të ardhmen, është edhe Viola Avduli, me prejardhje nga Gjilani, por që ka lindur dhe është rritur në Zurich.
Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Viola flet për karrierën e saj, ndeshjet me Kosovën si dhe të ardhmen.
21-vjeçarja fillimisht ka treguar që futbollin e ka nisur në moshë të re, por në një klub të meshkujve.
“Futbollin e kam nisur qysh në moshën e re, pasi shkoja me vëllanë tim të luaj me shokët e tij në lagje. Një fqinjë i yni i cili është trajner më ka pa në rrugë duke luajtur dhe më ka marrë në ekipin e tij, kuptohet ka qenë ekip i meshkujve ku kam filluar të stërvitem në moshën gjashtë vjeçare”, filloi rrëfimin e saj Viola.
Avduli tregon se ka qëndruar në këtë klub të meshkujve për pesë vite, para se në moshën 11 vjeçare t’i bashkohet gjigantit zviceran Zurich.
“Karrierën e kam nisur me një skuadër të meshkujve në moshën gjashtë vjeçare, ku kam qëndruar deri në moshën 11 vjeçare, pastaj kam kaluar te Zurichu në konkurrencën e femrave”.
Ajo tregon se ka luajtur në të gjitha grupmoshat e Zurichut, ndërsa verës pritet t’i bashkohet ekipit të parë.
“Fillimisht kam luajtur për U14, U16, U19 tani jam te U21 ndërsa kam marrë ftesë nga trajneri i ekipit të pare të femrave të Zurichut për t’i luajtur disa ndeshje në fazën përgatitore”, tha Viola.
Tutje mbrojtësja e majtë e Kosovës, ka treguar edhe vështirësinë që ka pasur për të luajtur në një skuadër të meshkujve.
“Nuk ka qenë shumë e vështirë fillimi, por me kalimin e viteve u bënte edhe më vështirë pasi djemtë rriteshin dhe kishin më shumë fuqi fizike. Por gjithsesi më ka ndihmuar shumë që të fitojë përvojë”, ka deklaruar Avduli.
Reprezentuesja kosovare ka thënë se ka luajtur me ekipin e Zurichut edhe përballë meshkujve, ku ka pasur ndeshje që edhe i kanë mposhtur.
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon