Juventusi ka mposhtur Real Madridin në një miqësore luksi 3-1 të zhvilluar në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Massimiliano Allegri e ka cilësuar si pozitive ndeshjen ndaj gjigantit spanjoll.
Trajneri italian ka folur edhe për objektivat e Juventusit, ku ka thënë se qëllimi është të rikthehen në Ligën e Kampionëve duke mos e përmendur titullin e kampionit.
“E përfunduam mirë turneun, luajtëm kundër një skuadre e cila është shumë mirë si në aspektin teknik ashtu edhe në atë fizik. Luajtëm shumë mirë 25 minutat e para më pas ishte normale që niveli i lojës së kundërshtarit të rritej pasi i dimë shumë mirë cilësitë e tyre”.
“Megjithatë, kundër Realit u mbrojtëm mirë edhe pse pjesën e dytë e humbëm disa herë topin në zona të rrezikshme, plus që temperaturat këtu në Florida janë shumë të larta dhe ato ndikuan në lojën tonë. Gjithsesi më pëlqeu mënyra sesi e interpretuam ndeshjen”, tha Allegri.
Allegri thotë se jashtë garave evropiane mbetën për çështjeve jo sportive, derisa për sezonin e ri objektivi është të rikthehen në Ligën e Kampionëve.
“Jashtë garave evropiane mbetën për çështje josportive, pasi në kampionat u renditëm të tretët po të mos ishte për ato 10 pikë që na u zbritën”.
“Këtë sezon duhet të përqëndrohemi në maksimum në mënyrë që të rikthehemi në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024-2025”, deklaroi trajneri italian. /Telegrafi/
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...
Miratohet me 75 vota pro në Kuvend buxheti i Shqipërisë për ...
Taksa mbi asetet e trashëguara bujqësore/ Fermerët në Britan...
Elshani: Personit të cilit i është gjetë armatimi lidhet me ...
Vuçiq konfirmon se do të vizitojë Moskën në maj