Sulmuesi legjendar, Tim Cahill, është rikthyer në futbollin anglez, përkatësisht te skuadra ku filloi karrierën e tij, Millwall.
Millwall ka nënshkruar me reprezentuesin australian pas 14 vitesh që sulmuesi ishte larguar nga klubi për në Everton, transmeton arbresh.info.
Cahill në periudhën e parë në klubin anglez, ishte paraqitur në 251 ndeshje duke shënuar 57 gola, gjatë viteve 1998 – 2004.
38 vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në fund të këtij sezoni.
“Është vështirë të gjesh fjaltë ( se çfarë ndjenje është ta veshi fanellën e Millwall përsëri), tha Cahill.
“Gjëja e parë që dua të bëj është të futem në fushë përsëri me Neil Harris dhe në tunel, që ta kem përsëri atë ndjenjë e cila do të më sjell shumë kujtime”, përfundoi 38 vjeçari.
Cahill ishte larguar nga Evertoni në vitin 2012 për t’u transferuar në New York Red Bulls, më pas në Kinë para se të rikthehej në Australi te skuadra e Melbourne City në vitin 2016.
Cahill e sheh këtë lëvizje si një përgatitje e mirë para kampionatit botëror ‘Russia 2018’. /arbresh.info/
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shka...
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania