Sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah ka folur me melankoli rreth të ardhmes së tij me skuadrën e Liverpoolit, pasi është në muajt e fundit të kontratës.
Duke folur për kanalin e Liverpoolit në YouTube për mentalitetin e tij të jashtëzakonshëm fitues dhe natyrën punëtore, Salah foli për kohen e tij, duke lënë të kuptohet se mund të largohet në verë.
“Gjëja që vlerësoj më shumë është koha kur shkoj çdo mëngjes dhe shoh djemtë dhe ndaj momente të pabesueshme, veçanërisht me Virgil [van Dijk] dhe Trent [Alexander-Arnold]”, ka thënë fillimisht Salah.
“Kur Bobby [Firmino] u largua, për shembull, ti e kupton se të gjithë do të largohen një ditë, kështu që unë nuk e marr si të mirëqenë”.
“Kur shkoj në terrenin stërvitor, gjithmonë përpiqem të qesh me ta dhe të kaloj kohë të mirë së bashku. Në kokën time, kujtoj gjithmonë gjërat e mira që kemi pasur së bashku”, përfundoi egjiptiani.
Salah ka kaluar në tetë muajt e fundit të kontratës së tij me Reds, me marrëveshjen aktuale që skadon në fund të qershorit 2025.
Ylli egjiptian thuhet se është i etur për të qëndruar dhe i gatshëm të bëjë kompromis edhe për një marrëveshje të re.
Ai ka pasur një fillim të mrekullueshëm në sezonin 2024/25 me 10 gola dhe 10 asistime në të gjitha garat në 17 paraqitje deri më tani. /Telegrafi/
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...