Interi më në fund ka siguruar shërbimet e portierit zviceran Yann Sommer.
Marrëveshja mes klubit italian dhe portierit ishte prej kohësh, por Neroazzurët po përpiqeshin ta bindin Bayernin.
Ka qenë eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano që ka thënë se tanimë gjithçka është e kryer dhe Sommer do të jetë futbollist i ri i Interit.
“Yann Sommer në Inter, ja ku po shkojmë. Marrëveshja është në fuqi për tarifën e gjashtë milionë eurove”.
“Testet mjekësore të hënë, ai do të mbërrrijë në Itali të dielën për ta kompltuar lëvizjen e tij”, ka shkruar Romano.
Interi ishte gati shumë kohë më parë të paguante klauzolën e tij prej gjashtë milionë euro te Bayerni, por bavarezët nuk ishin të gatshëm ta lejonin largimin e tij. /Telegrafi/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...