E kryer, Ronald Koeman është trajneri i ri i Barcelonës

14:57 | 17 Gusht 2020
Arbresh Info

Barcelona ka shkarkuar trajnerin Quique Setien, ndërsa në pozitën e tij do jetë legjenda e klubit Ronald Koeman.

Koeman momentalisht është në stolin e Kombëtares së Holandës, mirëpo do largohet dhe do i bashkohet Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Sky Sport, Koeman është i gatshëm të bëhet trajner i skuadrës katalunase, me të cilat synon të fitojë La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve.

Gjatë kësaj jave gjithçka do bëhet zyrtare.

Në listën e Barcelonës ishin edhe Mauricio Pochettino dhe Xavi, por presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu pëlqeu më shumë teknikun holandez./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme