Tashmë gjithçka është kryer, sulmuesi anësor Kvicha Kvaratskhelia do të kalojë te PSG nga Napoli, pasi klubet sot kanë mbyllur marrëveshjen.
Kvaratskhelia tani do të niset drejt Parisit për të nisur aventurën e re me klubin e madh francez.
Paris Saint-Germain dhe Napoli kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm gjatë ditëve të fundit për të gjetur një marrëveshje përfundimtare për gjeorgjianin.
Lojtari kishte marrëveshje totale me parisienët për një kontratë pesëvjeçare me një pagë prej 9 milionë euro plus bonuse në sezon.
Siç raporton Fabrizio Romano – të dy klubet sot arritën marrëveshje totale për 70 milionë euro. euro plus bonuse.
Testet mjekësore do të kryhen brenda jave.
PSG ka blerë lojtarë edhe në të shkuarën te Napoli me emra si Ezequiel Lavezzi, Edinson Cavani dhe Fabian Ruiz, që iu bashkuan francezëve. /Telegrafi/
Cilat janë fazat e marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasi
Rrahmani: Është shqetësuese migrimi dhe rënia e natalitetit ...
Ekzistojnë tri teknika të provuara për zbrazjen e shpejtë të...
Pas 26 vjetësh gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Si ta gjesh numrin tënd me fat sipas numerologjisë
Si të ulni tensionin e lartë me tri metoda natyrale